Thaçi: Rugova, njeri i dialogut e angazhimeve unifikuese

Aktuale

Thaçi: Rugova, njeri i dialogut e angazhimeve unifikuese

Më: 21 janar 2019 Në ora: 10:37
Thaçi te varri i Rugovës

(E plotësuar) - Presidenti Hashim Thaçi ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova në 13-vjetorin e vdekjes së tij.

Thaçi e ka cilësuar Rugovën njeri të dialogut, negociatave  marrëveshjeve të brendshme dhe atyre ndërkombëtare duke shtuar se kishte rol unifikues.

Thaçi: Rugova, njeri i dialogut e angazhimeve unfikuese

“Sot shënojmë 13-vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, një prej arkitektëve të pluralizmit politik në Kosovë, njeriut të dialogut, të negociatave, të marrëveshjeve të brendshme por edhe në rrafshin ndërkombëtar, të angazhimeve unifikuese, të përpjekjeve maksimale për liri dhe pavarësi të Kosovës prandaj sot bëjmë nderimet më të larta shtetërore, si president i vendit dhe si bashkëpunëtor i tij”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa interesimit të gazetarëve nëse presidenti do t’ua dorëzojë dokumentet që ndërlidhen me procesin e dialogut,  ekipit negociator për bisedimet me Serbinë, Thaçi nuk u është përgjigjur.

Thaçi homazhe te varri i Rugovës (Drejtpërdrejt)

Presidenti Hashim Thaçi homazhe te varri i Rugovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat