Geci i kërkon falje presidentit Rugova: Ata që të vranë sot përkulen para teje, unë nesër i vetëm do vij...

Aktuale

Geci i kërkon falje presidentit Rugova: Ata që të vranë sot përkulen para teje, unë nesër i vetëm do vij...

Nga: N.Sh Më: 21 janar 2019 Në ora: 11:16
Thaçi para varrit të Ibrahim Rugovës

Halil Geci njëri prej shtatë vëllezërve Geci nga Llausha, e ka komentuar vizitën e presidentit Hashim Thaçi te varri i Rugovës në 13 vjetorin e vdekjes së tij.

Por, Geci ka folur edhe për vizitat tjera të politikanëve tanë, për të cilët thotë se po e rrejnë.

Geci, i kërkon falje presidentit dr. Ibrahim Rugovës, dhe i thotë se sot nuk do ta viziton, por nesër i vetëm do të rrin në këmbë para tij!

Ja postimi i plotë:

President me fal te lutem, shumë te lutem me falë.

Nuk po mundem te vij tek ti o IBRAHIM RUGOVA, nuk po mundem me i pa ata qe dje te vranë e të shanë ty dhe mua.

Sot po te perkulen para varrit.

Po te rrejn pasha të madhin Zot po te rrejn.

Kur ti ishe gjallë as nuk mujshin me te rrejt as me te pa me sy.

Sot kur ti nuk je po te rrejn pasha tmadhin Zot po te rrejn.

Per Hashimin e din ti vetë, por edhe shum te tjer brenda partis tonë.

ISA me riinvestin e shum te tjerë

Po te genjejn o IBRO po te genjejn!

Mua me fal qe spo mumdem të vij sot, neser vij i vetëm do me shohesh para teje te vizatur në kembë duke të pershendetur supremi im.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat