“Prijësi ynë i dashur nuk është më”

Aktuale

“Prijësi ynë i dashur nuk është më”

Nga: E.K. Më: 21 janar 2019 Në ora: 11:52
Ibrahim Rugova

Në një postim në Facebook, Valon Murtezaj ish zëvendës ministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme ka përkujtuar Presidentin Historik Ibrahim Rugova në 13 vjetorin e vdekjes së tij.

Murtezaj ka thënë se vizioni i Presidentit Rugova ishte i qartë, guximi autokton shqiptar, përkushtimi dhe qëndrimi madhështor. Vlerat e tij ishin të forta dhe do të zgjasin pafund.

Postimi i plotë:

Prijësi ynë i dashur nuk është më.

Njeriu që u kujdes për tokën dhe popullin e vendit të tij, nuk është më.

I pamposhturi humanist që e bëri të njohur vendin dhe popullin e tij nëpër botë, nuk është më.

Presidenti që fitoi admirimin dhe përkrahjen e botës së lirë për popullin dhe vendin e tij, nuk është më.

Vizioni i tij ishte i qartë, guximi autokton shqiptar, përkushtimi dhe qëndrimi madhështor.

Sot e kujtojmë dhe ndjejmë mungesën e mbrojtjes së Tij.

Vlerat e tij ishin të forta dhe të vërteta, prandaj do të zgjasin pafund.

Pusho në paqe Ibrahim Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat