Haradinaj: NewCo Ferronikeli është eksportuesi dhe punëdhënësi më i madh privat në vend

Aktuale

Haradinaj: NewCo Ferronikeli është eksportuesi dhe punëdhënësi më i madh privat në vend

Nga: A.Sh Më: 21 janar 2019 Në ora: 12:24
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj bëri një vizitë sot NewCo Ferronikeli ku përmes një statusi në Facebook, shprehet se investitorët në Kosovë kanë partner të përhershëm Qeverinë, që do të jetë gjithmonë përkrah tyre në rrugëtimin drejt zhvillimit dhe avancimit në tregun e brendshëm dhe ndërkombëtar.

Postimi i plotë:

NewCo Ferronikeli është eksportuesi dhe punëdhënësi më i madh privat në vend, me rreth 800 punëtorë dhe 400 kontraktorë. Gjatë një vizite pune i shpreha mirënjohjen aksionarit kryesor Samir Mane dhe Balfin Group për investimin në këtë aset me rëndësi strategjike për ekonominë e vendit. Nga menaxhmenti u njoftova me ecurinë e rivendosjes së prodhimit përgjatë këtyre muajve, mundësinë e rritjes së kapaciteteve prodhuese dhe për planin e ardhshëm operacional. Investitorët në Kosovë kanë partner të përhershëm Qeverinë, që do të jetë gjithmonë përkrah tyre në rrugëtimin drejt zhvillimit dhe avancimit në tregun e brendshëm dhe ndërkombëtar.

RH

Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat