Fqinjët kundër korrigjimit të kufijve: Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk duhet të rrezikojë stabilitetin e rajonit

Aktuale

Fqinjët kundër korrigjimit të kufijve: Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk duhet të rrezikojë stabilitetin e rajonit

Më: 21 janar 2019 Në ora: 14:25
Ilir Meta dhe Milo Gjukanoviq

Dy kundërshtarët e idesë së Thaçit e Vuçiqit për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Ilir Meta dhe Milo Gjukanoviq kanë thënë se marrëveshja Kosovë-Serbinuk duhet të rrezikojë sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe ai i Shqipërisë, Ilir Meta, janë pajtuar sot në Podgoricë se epilogu i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të jetë si rezultat i një marrëveshje e cila nuk do rrezikojë stabilitetin e rajonit.

Presidenti shqiptar Meta ka thënë se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është i një rëndësie të veçantë, shkrun RTCG.

Presidenti shqiptar është duke qëndruar për një vizitë dy ditore në Mal të Zi. Ai atje është pritur me nderimet më të larta shtetërore.

Për vendimin e Metës që të mos e dekretoj Gent Cakajn në postin e ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë thuhet se është marrë pikërisht për qëndrimet e Cakajt pro korrigjimit të kufijve.

Edhe presidenti malazez Milo Gjukaonviq vazhdimisht ka përsëritur qëndrimet e shtetit të tij kundër korrigjimit të kufijve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat