Ministri maqedon Dimitrov: Shkëmbimi i territoreve edhe kufijtë etnik janë koncepte të së kaluarës

Aktuale

Ministri maqedon Dimitrov: Shkëmbimi i territoreve edhe kufijtë etnik janë koncepte të së kaluarës

Nga: F.B Më: 21 janar 2019 Në ora: 15:19
Nikolla Dimitrov

"Marrëveshja e Prespës është shumë me rëndësi që të dështojë", ka thënë ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov për agjencinë turke Anadolia, transmeton “Bota Sot”.

"Mendoj se në ditët në vijim marrëveshja e Prespës të shihet në parlamentin grek në agjendën e ratifikimit dhe më pas votimin edhe të protokollit të bashkëngjitjes së Maqedonisë në NATO", shtoi Dimitrov. 

Sipas tij pas Turqisë, Maqedonia ka pritur më së gjati në rrugën e BE-së. 

Dimitrov shpreh mendimin se pas ratifikimit nga Greqia, anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të jetë më i shpejtë se në BE. 

"Në varësi nga shpejtësia e ratifikimit në parlamentet e ndryshme presim që në vitin që vjen të kryhet procesi", tha ministri maqedon duke njoftuar se Maqedonia më herët do të ulet në tavolinën e shteteve anëtare, ka mundësi në muajin që vjen apo në mars. 

Duke komentuar idenë e shkëmbimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Dimitrov në intervistën për Anadolia theksoi se në Evropën e Bashkuar kufijtë janë të padukshëm. 

"Shkëmbimi territorial dhe kufijtë etnik janë koncepte së të kaluarës ", ka deklaruar ministri maqedon dhe shtoi se Maqedonia është krenare në ndryshimet e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat