Rugovën e përkujton edhe ish truproja e tij, tregon se çfarë thoshte presidenti historik për Thaçin

Aktuale

Rugovën e përkujton edhe ish truproja e tij, tregon se çfarë thoshte presidenti historik për Thaçin

Nga: D.RR Më: 21 janar 2019 Në ora: 15:25
Esat Geci dhe Ibrahim Rugova

Ish turpëroja e presidentit Ibrahim Rugova, Esat Geci ka përkujtuar atë në 13 vjetorin e vdekjes së tij, duke thurur fjalë të mira për të.

Geci ndër tjera tregon se Rugova nuk e lejonte që Thaçi të merre në dorë pushtetin sepse Rugova thoshte që Kosova do të jetë në hallë me të.

Geci iu shpreh ngushëllime familjes Rugova dhe gjithë bashkëpunëtorëve të presidentit historik.

Postimi i plotë:

Data 21.01.2006 ishte dit e dhimbshme për Kosovën dhe popullin tonë. Unë isha njeri me fat që isha gjithherë afër tij deri në frymën e fundit të jetës së tij dhe ndihem krenar që isha në stafin e të madhit Rugova. Kam qenë njëri prej njerëzve më të afërt të presidentit Rugova por lajmin për vdekjen e tij ishte dita më e keqe në jetën time jo vetëm për mua por për të gjithë stafin dhe njerëzit që kanë punë me të, sepse jo pse unë isha njëri që i kam qëndruar pranë tij, por ishte një humbje e madhe për gjithë shqiptarët. Data 21 janar në shtëpinë e presidentit Rugova dhe në tërë Kosovën kishe vetëm lot dhe dhimbje , për popullin e Kosovës kishte vetëm lot por edhe për mua ishte dita më e keqe që kam përjetuar sepse u nda nga jeta njeriu që Kosovës ja bëri themelet e shtetit .Këtë më së miri e dëshmon koha e tashme se ku jemi tash ,e ku kemi qenë në kohën sa ishe presidenti Rugova. Ai që e udhëheqte këtë popull dhe këtë Kosovë, Kosovën në gjithë botën e njohin me emrin dhe punë e të madhit Rugova më kujtohet një fjalë e tij, të cilën shumë pak folke ,por një herë tha besoj që populli im nuk ja japin votën këtij që sot është në postin e presidentit se po e mori pushtetin Kosova do të jetë në hallë të madh sepse ky qe sot është në vend të Rugovës edhe pas lufte për interesat e tij dhe pushtetit të tij e ka vrarë të ardhmen e të tashmen e Kosovës vetëm që ky dhe klani tij të mrrijë në pushtet e ka gjakosur Kosovën dhe tash pas shpalljes Shtet donë edhe ta copëton vetëm për ta shpëtuar vetën e ti, Rugova ishte i vetmi njeri që në çdo hap qe ka e marr ne sferën ndërkombëtare dhe diplomatike gjithherë ishte fitimtar ndaj Serbisë, sepse i kishte me vete Amerikën dhe miqtë nga Evropa por kishte edhe Akademikët doktorrat dhe intelektualët dhe gjithë popullin e Kosovës. I vetëm lider që ka pasur Kosova ka qenë presidenti Rugova të gjitha dyert në botë Rugova dhe Kosova i ka pasur të hapura me dijen e ti dhe e diplomacisë dhe urtësi të një burrë shteti siç ishte Rugova. Rugova do të jetë i pashembullt dhe i pa përsëritshëm në Historinë më të re të Kosovës dhe popullit tonë. Emri Rugova i hapte dyert në Amerikë në shtëpinë e bardh në Evropë e në çdo shtet, Kosova dhe Rugova ishte një njeri që më se miri dinte te udhëheqtë Kosovën dhe popullin e ti drejt Pavarësisë dhe shtet ndërtimit të Kosovës, pas vdekjes se Rugovës Kosova edhe politika në Kosovë udhëhiqet nga nëntoka kriminale dhe krimi që çdo ditë e më shumë po e shkatërrojnë këtë shtet dhe të ardhmen e këtij populli i cili me punën e Rugovës sot ne jemi shtet dhe gëzojmë këtë shtet të ndërtuar me mund e sakrificë të popullit dhe te prijësit tonë siç ishte presidenti Rugova .Rugova ishte Gandi i Ballkanit ,ne si popull duhet ti përulemi çdo dit para varrit te ti dhe ta Falënderojmë që ne sot kemi shtetin. Në këtë ditë dhimbje i shprehi ngushëllimet e mija familjes së presidentit Rugova bashkëshortes zonjës Fana Rugova dhe fëmijëve Mendim Rugovës ,Ukë Rugovës dhe vajzës së presidentit Teuta Rugovës të cilën e ka desht aq shumë sa qe shumë herë ishte ajo që ja kthente buzëqeshjen por ngushëllime edhe të gjithë bashkëpunëtorëve te ti qe ne çdo hap ishim afërt ti dhe gjithë popullit te Kosovës .Unë Esat Geci dhe familja ime kemi pas nderit te jemi gjithmonë afër dhe ne çdo hap te ti ishim aty ku ai kishte nevojë, edhe pse kam qen vëllai ma i vogel i vëllëzërve Geci me ka ra fati qe te jam gjithmon ne gjdo hap me Rugoven dhe sakrificen e ti qe ka punuar aq shumm për ket popull . Faleminderit persidenti Rugova qe na bëre të ndihem krenar me ty dhe punen tënde qe ne sot gëzojm ketë shtet sepse me veprat dhe punen e ti sot na e gëzojm shtetin dhe lirin e këti populli te vujtur.
Zoti e bekoft Rugoven dhe familjen e Rugoves
Zoti e bekoft popullin e Kosoves që gjithmon ishin krah ti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat