Presidenti tregon se çfarë i ka shkruar Trumpit në letër

Aktuale

Presidenti tregon se çfarë i ka shkruar Trumpit në letër

Më: 21 janar 2019 Në ora: 16:34
Donald Trump dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka treguar se çfarë i ka shkruar presidentit të Amerikës, Donald Trump në letrën që ia ka dërguar ditë më parë.

Në një konferencë për media, Thaçi tha se ka njoftuar kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe përfaqësuesit e Ekipit Negociator për letrën që i ka dërguar Trumpit.

Sipas tij, në këtë letër ai ka ritheksuar në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës zotimin për të qenë pjesë e dialogut.

“Në kuadër të kësaj informova kryetarin Veseli gjithashtu edhe Ekipin Negociator për letrën që kam dërguar presidentit të Amerikës, Donald Trump, përmes së cilës i ritheksoj në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës zotimin tonë për të qenë pjesë e dialogut, pjesë e negociatave dhe përkushtimin maksimal të arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi, që nënkupton njohjen reciproke. Gjithashtu falënderoj gjithë ata njerëz që po ndihmojnë kjo është rruga për të lëvizur përpara, rruga që do të nënkuptojë arritjen e marrëveshjes, që do të hap perspektivë për zhvillimi e vendit, por para së gjithashtu, përpos marrëveshje përfundimtare, nga njohja reciproke do të ketë një rëndësi për transformimi e shtetit tonë si shtet dhe shoqëri demokratike”, ka thënë Thaci.

Ndryshe, duhet cekur se presidenti Donald Trump i pati dërguar letër Thaçit duke i kërkuar që të shfrytëzohet rasti për të vazhduar dialogun me Serbinë dhe të mos jetë Kosova ajo që e pengon këtë proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat