Urtësia politike e Rugovës!

Aktuale

Urtësia politike e Rugovës!

Nga: D.B Më: 21 janar 2019 Në ora: 16:42
Ibrahim Rugova

Njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi përmes një postimi në facebook ka shkruar se urtësia politike e Presidentin Rugova gjatë represionit më të egër serb bëri pushtet paralel në tërë territorin e Kosovës.

Ja postimi i plotë:

Urtësia politike e Presidentin Rugova gjatë respresionit më të egër serb bëri pushtet paralel në tërë territorin e Kosovës, kurse politikanët e tanishëm një Mitrovicë të Veriut s'mund ta kontrollojnë. Ai gjatë represionit më të egër serb kontrollente dhe ishin nën urdhërat e tij gjithë studentët e Universiteteve të Kosovës. Kurse Edi Rama i sotëm vetëm një Universitet nuk mund ta kontrollojë në Shqipëri. Ai gjatë represionit më të egër serb gjithë Kushtetutën e Serbisë e mohonte, kurse politikanët shqiptarë të Maqedonisë, që 27 vjet radhazi gjuhën shqipe s'mund ta futin në Kushtetutë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat