Bytyqi: Presim që nesër të fillojë mësimi në shkolla - Bota Sot
Bytyqi: Presim që nesër të fillojë mësimi në shkolla

Aktuale

Bytyqi: Presim që nesër të fillojë mësimi në shkolla

Më: 21 janar 2019 Në ora: 17:25
Bytyqi: Presim që nesër të fillojë mësimi në shkolla

Edhe pas rritjes së pagave për 48 euro SBASHK-u, nuk është tërhequr nga kërkesat e tyre të mëparshme, megjithatë, ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi, pret që nesër të fillojë mësimi i rregullt nëpër shkolla.

Bytyqi ka thënë se nuk qeveria nuk ka mundësi buxhetore që të ngrisë më shumë koeficientin e pagave.

"SBASHK-u vazhdon me pas kërkesa që i ka pas nga fillimi, por konsideroj se nuk e kanë të qartë se nuk është çështje diskutimesh por është mundësi buxhetore dhe nuk ka mbetur më hapësirë për diskutim, sepse kjo është mundësia e vetme buxhetore për një rritje pagash, që nuk është në fakt një rritje e ulët sepse ka një implikim buxhetor të lartë", ka njoftuar Bytyqi.

Kreu i arsimit ka njoftuar se qëllimi i takimit me përfaqësuesit e këshillit grevist të SBASHK-ut, ka qenë informimi i këtij këshilli për implikimin që do të ketë rritja buxhetore e pagave të mësimdhënësve.

Bytyqi ka thënë se nxënësit nuk janë fajtorë, e sipas tij SBASHK-u duhet të reflektojë.

Përndryshe, SBASHK-u ka kërkuar rritje të koeficientit të pagave për 30 përqind, ndërkaq qeveria i ka ofruar një rritje prej 0.20 përqind.

Përfaqësues të SBASHK-ut kanë bërë me dije se greva në arsim nuk do të ndërpritet pa u përmbushur kërkesa e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...