Rudina Hajdari poston një fotografi të rrallë të familjes me Presidentin

Aktuale

Rudina Hajdari poston një fotografi të rrallë të familjes me Presidentin

Nga: Beqir Sina Më: 21 janar 2019 Në ora: 18:37
Presidenti Rugova te familja Hajdari

Në përvjetorin e vdekjes së Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, deputetja shqiptare, Rudina Hajdari, e ka kujtuar duke postuar një fotografi të rrallë të familjes.

Në fotografi, babai i saj, Heroi i Demokracisë, Azem Hajdari ka dalë me familjen dhe udhëheqësin e shquar kosovar.
“Duke menduar për këtë burrë të rallë të Kombit Shqiptar, Ibrahim Rugova.

Në përvjetorin e 13-të të ndarjes nga jeta, Ibrahim Rugova na mungon gjithnjë e më shumë. Nderime familjes së tij”, shkruan deputetja e Partisë Demokratike, në rrjetin shoqëror Twitter. (r.a.)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat