Haradinaj: Është gabim Kosova me largu taksën pa njohje

Aktuale

Haradinaj: Është gabim Kosova me largu taksën pa njohje

Më: 21 janar 2019 Në ora: 18:50
Ramush Haradinaj

Përkundër deklarimit në mëngjes rreth “borës së shkrirë”, duke ju referuar largimit të taksës ndaj Serbisë, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka ritheksuar se është gabim Kosova me largu taksën ndaj Serbisë, pa e njohur kjo e fundit shtetin tonë.

Në akademinë përkujtimore kushtuar dy heronjve, Skender Rexhepit dhe Fitim Durakut,  i pari i qeverisë ka pasur akuza të rënda ndaj elitës politike që ka udhëheq Kosovën deri tash, duke u shprehur se janë gabim gjithë ata njerëz që e kanë marr në qaf Kosovën.

Haradinaj: Është gabim Kosova me largu taksën pa njohje

“Është gabim Kosova me largu taksën pa njohjen, mos harroni këtë, janë gabim po ata të njëjtin njerëz që na kanë marr në qaf, që s’kanë  ditë me thanë ‘po e jo’, e na kanë lanë kështu që 20 vjet. Nëse ata njerëz manipulojnë me vend kështu, atëherë ne kurrë nuk e kryem punën tonë, gjithë jetën kemi me mbet pak ma e mbërri”, tha ai.

Haradianj theksoi se Kosova nuk duhet të ik prej të drejtës së vet. Sipas tij, shpesh herë i është thënë Kosovës të shkrijë borën e para, mirëpo, siç thotë ai “nuk ka dalur mirë”.

Haradinaj: Nëse shkrihet duhet me u shkri në dy anët

 “Nëse shkrihet, duhet me u shkri në dy anët. Pa u shkri bora në dy anët, Kosova nuk e ka njet me ik prej të drejtës së vet dhe Kosova nuk e ka në plan me vonuar vetën më shumë. Pse e them këtë, neve na kanë thanë shpesh herë ‘shkrine borën ju të parët’, por nuk na ka dal ashtu. Pos kësaj ana tjetër vazhdon, me t’i largu gurët prej themeli, ne po na thonë zbutuni ju, mos harroni ne mundemi me u zbut, por nuk forcohemi më, se kur i humbë hapat gjatë nuk mundesh me i nxënë më”, tha ai

I pari qeverisë, ndër të tjera tha se lidershipi jonë është treguar i dobët karshi Serbisë, siç thotë Haradinaj, Kosova duhet me thanë shumë hapur se nuk duhet të ikim nga e drejta jonë.

Sipas tij, për tregun e vet që e ka Serbia harxhon dhe investon atje. Ndërsa, për tregun në Kosovë 2 miliardësh, nuk investon as asgjë. 

Haradinaj: Lidershipi jonë ka marr vendime në shtet që na kanë zbutur tepër

“Lidershipi jonë, për një kohë, sidomos ata që kanë marr vendime në shtet, e kanë zbutur tepër. Si rezultat i kësaj që pritën me u vazhduar me u zbutë hala, po na bën dëme. Duhet që Kosova me thanë shumë drejt, shumë hapur, shumë saktë se nuk ikim nga e drejta jonë”, u shpreh Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj ka disa ditë që është duke përballur me presionin ndërkombëtar për largim të taksës. Ndërsa nesër pritët të takohen me ambasadorin amerikan në Kosovë, pikërisht për të diskutuar këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat