Pacolli: E pakuptueshme pse Uganda s’e ka zyrtarizuar njohjen e Kosovës

Aktuale

Pacolli: E pakuptueshme pse Uganda s’e ka zyrtarizuar njohjen e Kosovës

Më: 21 janar 2019 Në ora: 18:56
Behgjet Pacolli

Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli së fundmi ka lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës nëpër vendet e Afrikës Lindore.

Kryediplomati kosovar ka pohuar se është përballur me shqetësime dhe ndodhi të ndryshme, duke veçuar presionin kundërshtues nga Serbia.

“Narracioni ynë për këto shtete është që duhet ta njohin Kosovën. Kemi thënë se është e vërtet që jemi në dialog me Serbinë, por dialogu nuk ka të bëjë me statusin e Kosovës”.

“Kosova ka kaluar nëpër të njëjtën rrugë që kanë kaluar dikur edhe këto shtete”.

Sa i përket Ugandës, Pacolli ka treguar për problemet aktuale me të cilat po përballet.

“Uganda ka mbetur ne një pozicion të pa kuptueshëm. E kemi marrë një njohje nga presidenca, mirëpo kjo njohje kushtëzohet nga Ministria e Jashtme, që sigurisht nën ndikimin e presionit të Serbisë, ende nuk e ka zyrtarizuar njohjen”.

Pacolli gjithashtu ka treguar se përballet me sfida të ndryshme si mos njohja e pasaportës, për pasojë edhe pritjet e gjata nëpër aeroporte si dhe krijimi i kontakteve.

Të gjitha këto mund t’i ndiqni edhe përmes reportazhit ekskluziv të Klan Kosovës, “Sfidat e njohjeve për Kosovën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat