Limaj e Ahmeti ndryshojnë qasjen ndaj Thaçit, kësaj radhe nuk mbajnë shënime në takim

Aktuale

Limaj e Ahmeti ndryshojnë qasjen ndaj Thaçit, kësaj radhe nuk mbajnë shënime në takim

Më: 21 janar 2019 Në ora: 21:00
Pamje nga takimi

Kryesuesit e Ekipit Negociator të Qeverisë së Kosovës, Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj kanë takuar sot presidentin e Kosovës, ku kanë biseduar lidhur me harmonizimin e veprimeve shtetërore lidhur me fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë.

Por, në krahasim me takimin e parë të zhvilluar mes Limajt, Ahmetit dhe Thaçit, dy bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator nuk kanë mbajtur shënime për dallim nga takimi i kaluar.

“Sot pata një takim shumë të mirë me kryesuesit e Ekipit Negociator, zëvendëskryeministrin Limaj dhe kryetarin Ahmeti, me të cilët bisedova për procesin e fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, njoftoi Thaçi pas takimit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Thaçi u shpreh se i ka informuar dy kryesuesit lidhur me temat që janë diskutuar deri më sot në dialog.

“Në funksion të koordinimit dhe harmonizimit të veprimeve tona shtetërore, edhe në formë të shkruar i informova dy kryesuesit për temat që janë diskutuar deri më sot dhe rolin konstruktiv që ka ndjekur dhe duhet të vazhdojë të ndjekë Kosova në këtë proces”, u shpreh presidenti.

“Ne u pajtuam që ky proces, i cili kërkon unitet shoqëror dhe konsensus politik, do të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme. Kjo marrëveshje do t’ia sigurojë Kosovës anëtarësimin në BE, NATO dhe OKB.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat