Krasniqi: BE ka filluar me oferta, taksa nuk duhet të hiqet pa u plotësuar këto kushte

Aktuale

Krasniqi: BE ka filluar me oferta, taksa nuk duhet të hiqet pa u plotësuar këto kushte

Nga: N.H Më: 21 janar 2019 Në ora: 22:07
Foto ilustrim: Kufiri

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Faik Krasniqi, përmes llogarisë së tij në Facebook, thotë se Bashkimi Evropian ka filluar me oferta për heqjen e taksës 100 për qind për mallrat serbe.

Sipas tij, taksa për mallrat serbe nuk duhet të hiqet nëse Serbia nuk do t'i zbatojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara, dhe Kosovën mos ta luftojë dhe pengojë në anëtarësimin e saj ne organizatat ndërkombëtare.

Ai në fund, si kusht ka përmendur edhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ja postimi i Krasniqit në Facebook:

BE vecse ka filluar me oferta per heqjen e takses ndaj Serbise. Kam thene qe edhe BE-ja do te na merre seriozisht kur ne kembengulim ne te drejtat tona. Por taksa nuk do te hiqej pa keto kushte: Serbia t'i zbatoje te gjitha marreveshjet e nenshkruara, dhe Kosoven mos ta luftoje dhe pengoje ne anetaresimin e saj ne organizatat nderkombetare. Qytetareve te Kosoves t'i liberalizohen vizat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat