Remi: Edhe Thaçi e Veseli do të ftohen nga Gjykata Speciale

Aktuale

Remi: Edhe Thaçi e Veseli do të ftohen nga Gjykata Speciale

Më: 21 janar 2019 Në ora: 22:24
Rrustem Mustafa-Rem

Ish komandanti i UÇK-së në zonën e Llapit, Rrustem Mustafa-Remi, gjatë një interviste për T7 ka deklaruar se beson që edhe presidenti aktual, Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli do të ftohen nga Gjykata Speciale për intervistim.

Mustafa ka thënë se edhe Thaçi e Veseli do të ftohen në të njejtën cilësi si ai, dëshmitar i dyshuar.

Tutje, Mustafa ka theksuar edhe njëherë se beson që të gjitha pretendimet e ngritura nga Gjykata Speciale nuk do të përfundojnë me aktakuzë.

“Unë e kam ditur edhe për vete se do të ftohem, logjikisht nëse do me e ‘shoshit’ një ushtri atëherë është e paarsyeshme të mos ftohen komandantët e zonave. Besoj se do të ftohen të gjithë, përfshirë edhe Thaçin dhe Veselin por garantoj që të gjitha këto pretendime nga Gjykata Speciale nuk do të përfundojnë me aktakuzë”, ka thënë Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat