Zemaj: Prindërit na mësuan ta dëgjojmë e respektojmë mësusesin. Ndaloni fyerjet ndaj tyre

Aktuale

Zemaj: Prindërit na mësuan ta dëgjojmë e respektojmë mësusesin. Ndaloni fyerjet ndaj tyre

Më: 21 janar 2019 Në ora: 23:39
Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj thotë se për ta kuptuar arsimin, duhesh të jesh i arsimuar. Me këtë, Zemaj iu ka dalë në mbrojtje mesimdhënësve grevistë, të cilët kanë hyrë në javën e dytë të grevës së përgjithshme.

“Kjo qeveri duke keqpërdorur së pari milionat për rritje personale të pagave, duke rritur luksin qeveritar, duke shpenzuar para të buxhetit për çfarëdo arsyeje grupore dhe të klientelës së tyre, i ka bërë jo vetëm personelin arsimor që të reagojnë në këtë mënyrë, por kanë krijuar disbalancë sociale duke e ndarë shoqërinë në “pushtetarë” dhe në klasë punëtore”, shkruan Zemaj.

Reagimi i plotë:

PËR TA KUPTUAR ARSIMIN, DUHESH ME QENË I ARSIMUAR.

Vërsulja ndaj personelit arsimor nuk është e drejtë. Të sulmohen arsimtarët pa analizuar shkaqet dhe arsyet pse janë pjesë e grevës është e padrejtë dhe jo e arsyeshme.

Kjo qeveri duke keqpërdorur së pari milionat për rritje personale të pagave, duke rritur luksin qeveritar, duke shpenzuar para të buxhetit për çfarëdo arsyeje grupore dhe të klientelës së tyre, i ka bërë jo vetëm personelin arsimor që të reagojnë në këtë mënyrë, por kanë krijuar disbalancë sociale duke e ndarë shoqërinë në “pushtetarë” dhe në klasë punëtore.

Udhëheqësit e këtij koalicioni qeverisës dhe shumica e anëtarëve të qeverisë aktuale nuk i dërgojnë fëmijët në shkollat publike. Ata, fëmijët e tyre i dërgojnë në shkolla private, për të cilën nuk kam asgjë kundër, mirëpo kjo tregon se sa të interesuar janë ata për të përkrahur apo për të njohur problemet me të cilat ballafaqohen arsimtarët në shkollat publike.
Prindërit na mësuan ta dëgjojmë mësusesin, pra prindërit na mësuan ta dëgojmë dhe ta respektojmë mësuesin, e jo të kritikojmë dhe ofendojmë atë, sepse mësuesi është më i kualifikuar se ne, andaj ndaloni fyrjet, sharjet dhe shantazhin. Shkurtone luksin qeveritar dhe zgjidhni problemet e arsimit në Republikën e Kosovës!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat