Deputetja e VV-së Ramush Haradinajt: A nuk e ke ditur që Hashim Thaçi i ‘tradhton’ krejt!

Aktuale

Deputetja e VV-së Ramush Haradinajt: A nuk e ke ditur që Hashim Thaçi i ‘tradhton’ krejt!

Nga: N.H Më: 22 janar 2019 Në ora: 00:51
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku ka reaguar ndaj një deklarate të deputetes së AAK-së, Donika Kadaj- Bukupi e cila ka theksuar sot se prapa grevës së SBASHk-ut, qëndron Hashim Thaçi.

Ajo në një reagim në Facebook ka theksuar se Hashim Thaçi i ka tradhtuar të gjithë.

“Ramush a e din që Hashimi ska mbet kënd pa e tradhëtuar, e ka tradhëtuar shtetin e spo të tradhëton ty. Është dashtë me ditë këtë Ramush”, ka shkruar ajo.

Reagimi i plotë:

Paskan filluar reagimet nga qeveria e konkretisht nga AAK,se mbrapa grevave po qëndron Hashim Thaqi,çudi si paska mundësi?

Kur hynë në koalicion me PAN-Ramushi tha se po e bëjmë me marrëveshje me Kadri Veslin e jo me Hashimin,se ai na tradhëton.

Shtrohet pyetja:qysh asnjëher nuk arriti të kundërshtoj Hashim Thaqin kur e pat mundësinë ia votoi demarkacionin një nismë nga Hashim Thaqi,vazhdoi duke i dhënë përkrahje për negociata dhe asnjëherë nuk tha mbrapa këtyre marrëveshjeve është Hashim Thaqi,tani kur po e vëren duke ia përgaditë kulaqin e paska kuptu kush qëndron mbrapa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat