Arbëreshë Krasniqi thotë se taksa duhet të mbetet

Aktuale

Arbëreshë Krasniqi thotë se taksa duhet të mbetet

Nga: E.K Më: 22 janar 2019 Në ora: 09:48
Arbëreshë Krasniqi

Arbëresha Krasniqi, zëvendësministre në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në një postim në facebook ka kërkuar në taksa të mos hiqet dhe se është kjo që t’i themi mjaftë Serbisë. Mallrat e Serbisë të cilat kanë destinacion Kosovën, nuk kanë përshkrimin e duhur, përmes të cilave tregohet mosnjohja e shtetësisë së Kosovës.

Postimi i plotë:

Është koha t'i themi mjaft! Ne jemi SHTET me një qeveri vendimmarrëse e këmbëngulëse në mbrojtjen e interesave të vendit dhe nuk duhet të tërhiqemi deri në reciprocitet ndërfqinjësor!

TAKSA nuk duhet të hiqet sepse shteti fqinj Serbia nuk ka respektuar asnjë marrëveshje politike e as tregtare. Mallërat nga Republika e Kosovës me logon "Made in Kosova" nuk lejohen të hyjnë në Serbi, targat RKS nuk i njeh, mallrat që prodhohen në Serbi e destinacion e kanë Republikën e Kosovës, nuk kanë përshkrim adekuat (shteti ynë në këto mallra ende përshkruhet si Kosovo i Metohija). Ne nuk e pranojmë një mosrespektim të tillë dhe këto për NE janë të pa pranueshme!

Mosnjohja e Republikës së Kosovës SHTET është pikë kyçe në mos heqjen e taksës, pastaj pengesat e vazhdueshme që i bëhen Kosovës në antarësimin në mekanizma apo organizata ndërkombëtare e rajonale, lobimi i vazhdueshëm kundër njohjeve të shtetit të Kosovës etj.

Jam krenare që jam pjesë e kësaj qeverie vendimarrëse me vizion të qartë të shtetndërtimit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat