Arban Abrashi: Qytetarët e Prishtinës të shqetësuar me udhëheqjen e Shpend Ahmetit

Aktuale

Arban Abrashi: Qytetarët e Prishtinës të shqetësuar me udhëheqjen e Shpend Ahmetit

Nga: E.K Më: 22 janar 2019 Në ora: 11:44
Arban Arbashi

Arban Abrashi, deputet nga rradhët e LDK-së dhe kandidat për kryetar të Prishtinës në zgjedhje e 2017-tes, në conferencë para mediave ka paraqitur disa nga shqetësimet serioze në Komunën e Prishtinës.

Një nga shqetësimet eshte buxheti dhe mënyra se si shpenzohet buxheti nga pushteti aktual. Per vitin 2018 kanë qenë të parapara diku 36 milion euro investime kapitale, ndërsa kanë mbetur mbi 22 milion euro të pashpenzuara dhe të painvestuara, që është një shumë tepër e madhe e pashfrytëzuar dhe flet për dështim të Shpend Ahmetit. Ndërsa qytetarët kanë nevojë për investime në rrugë, qendra shëndetsore, qendra sportive, shkolla. Me buxhetin e pashfrytëzuar kanë mundur të realizohen një pjesë e këtyre nevojave.

Ndër shqetsimet e tjera të qytetarëve Abrashi ka përmendur: mosofrimi i shërbimeve në qendrat shëndetsore, sidomos gjatë vikendeve.,  dyshimet që janë bërë keqpërdorime në tenderin për furnizim me ushqim në shkollat e Prishtinës., rritja e numrit të drejtorive, vetëm për interesa partiake dhe ndërrimi i drejtorëve në mënyrë të vazhdueshme., angazhimi i kryetarit në dialogun me Serbinë duke lënë prapa punët në Komunë të Prishtinës, ky angazhim i dyfisht paraqet edhe shkelje ligjore.

Abrashi përfundon se problemi më i madh vazhdon të mbetet mos shfrytëzimi i duhur i buxhetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat