Mushkolaj: Fatmir Sejdiu s’ka çka t’i jep LDK-së, ende ka inati me Isa Mustafën

Aktuale

Mushkolaj: Fatmir Sejdiu s’ka çka t’i jep LDK-së, ende ka inati me Isa Mustafën

Më: 22 janar 2019 Në ora: 11:51
Imer Mushkolaj

Ish presidenti i Kosovës dhe ish kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu mbrëmë e ka përmendur edhe një herë garën për lider të LDK-së.

Sejdiu nuk e ka mohuar rikandidimin për kryetar të LDK-së.

Ai ka potencuar se ka vullnet dhe energji të jap prap kontributin e tij në parti.

Por një gjë të tillë nuk ia rekomandon analisti politik, Imer Mushkolaj.

Mushkolaj thotë se Fatmir Sejdiut ende nuk ju ka larguar inati, që nga zgjedhjet e kaluara kur u zgjedh Isa Mustafa kryetar i LDK-së.

“Ende i ka mbet deshira për t’u bërë kryetar i LDK-së”, thotë ai, mirëpo, sipas tij Sejdiu nuk ka çfarë të sjell të re në parti, as vullnetin për të cilin ai e ka përmendur.

“I ka mbetur ende dëshira për t’u bërë kryetar, por nuk besoj që Sejdiu do të sjell diçka të re e ka dhënë kontributin edhe si kryetar i partisë edhe si President i Kosovës, i kuptoj ambicet e gjithë secilit mu kthye në krye të partisë, e dëgjova duke thënë se ka vullnet ka energji, por nuk e di se cfarë lloj energjie ka ai. Bën mirë të jep kontributin e tij në parti, por jo si kryetar i partisë”, ka thënë Mushkolaj.

Mushkolaj ka theksuar se LDK-së i duhen forca të reja në parti nëse ata dëshirojnë të bëjën një LDK evropiane.

“LDK-ja ka figura që shumë lehtë mund të vijnë në krye të LDK-së. Kësaj partie i duhen forca të reja, i duhen energji të reja nëse përnime dëshirojnë të bëjnë një LDK me profil evropian, përndryshe nëse LDK vazhdon të mbetët në kthetrat e gjeneratës së vjetër nuk pres që mund të reformohen, repesktivisht të ktehet në atë parti të cilën ajo e pretendon”, ka thënë Mushkolaj.

Ai thotë se Isa Mustafa është i interesuar që sërisht të kandidoj për kryetar.

“Mirëpo, në anën tjetër LDK-ja ka shumë figura që fare lehtë mund të vijinë në krye të partisë. Nuk mund të them emra se nuk mund ta dijimë se çfarë mund të jetë gara, por në këtë listën e ngushtë si udhëheqës të LDK-së unë nuk e shoh zotin Fatmir Sejdiu”, ka theksuar Mushkolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat