Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka bërë paraqitjen e radhës në llogarinë e tij në Facebook.
Berisha ka publikuar një fotografi përkrahë presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
“Me Presidentin Ibrahim Rugova, çaste pushimi! sb”, ka shkruar ai krahas fotografisë.
Kujtojmë faktin se ditën e djeshme janë bërë 13 vite që kur ndërroi jetë ish-presidenti Rugova.