Kërkohet angazhim i madh nga 22 gjyqtarët e rinj

Aktuale

Kërkohet angazhim i madh nga 22 gjyqtarët e rinj

Më: 22 janar 2019 Në ora: 12:28
Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi së bashku me zëvendës kryetarin e kësaj gjykate Arben Hoti dhe gjyqtarët përgjegjës të departamenteve të Gjykatës ka pritur në një takim gjyqtarët e rinj, të cilët dje janë dekretuar nga Presidenti Hashim Thaçi.

Kryetarja Bytyçi ka kërkuar përkushtim dhe angazhim të madh për të sjellë  rezultate pozitive në punë.

“Është nder dhe krenari të jeni gjyqtarë pasi do të ndani drejtësi. Ju jeni ata të cilët me punën e juaj do të më bëni krenare mua si kryetare dhe Gjykatën Themelore në Prishtinë”, ka thënë kryetarja Bytyçi gjatë fjalimit të saj, sipas njoftimit për media.

Kryetarja e Gjykatës iu ka premtuar gjyqtarëve të rinj se do të ketë bashkëpunim profesional dhe mbështetje nga ana e saj  dhe nga ana e gjyqtarëve të departamenteve të kësaj gjykate duke shpresuar se me emërimin e tyre Gjykata Themelore në Prishtinë do të rris edhe më shumë efikasitetin e zgjidhjes së lëndëve.

Gjyqtarët e rinj të sapo dekretuar do të vijojnë trajnimin në periudhën një vjeçare në Akademinë e Drejtësisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat