Abrashi për Ahmetin në dialog: Ashtu si ja ka pa sherrin Prishtina, do ja shohë e gjithë Kosova

Aktuale

Abrashi për Ahmetin në dialog: Ashtu si ja ka pa sherrin Prishtina, do ja shohë e gjithë Kosova

Më: 22 janar 2019 Në ora: 13:11
Arban Abrashi

Përfshirja e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti në dialogun me Serbinë po shihet tejet negative nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sipas tyre ashtu si kryeqyteti ia ka pa "sherrin" Ahmetit që 5 vite, tani do t’ja shohë "sherrin" e gjithë Kosova.

Këto pohime i ka bërë deputeti i LDK-së Arban Abrashi gjatë një konference për media, ku i ka numëruar, siç thotë ai dështimet e Ahmetit.

Abrashi: Roli i tij në dialog ka me qenë tejet negativ

“Roli i tij në dialog dhe suksesi i tij ka me qenë tejet negativ që është shumë keq për Kosovën, qysh kanë qenë 5 vite të këqija për Prishtinën ka me qenë rol shumë i keq dhe për Kosovën. Përmasat kur kalojnë kufijtë e Prishtinës dhe qysh ja kemi parë sherrin në Prishtinën ndoshta ja shohim sherrin dhe në Kosovë”, deklaroi, ai.

Ish kandidati për kryetar të Prishtinës,  i rrethuar me asamblistë të LDK-së foli dhe për dështimet në kryeqytet.

Dështimin më të madh, ai e konsideroi mos shpenzimin e  22 milionë euro gjatë vitit 2018.

Abrashi: 22 milion euro pa u shpenzuar janë mjete të mëdha

“Komuna e Prishtinës pritët që të ketë mbi 22 milion euro mjete të pa shpenzuara dhe pa realizuara gjatë vitit 2018. Pra, 22 milion euro pa u shpenzuar janë mjete shumë të mëdha dhe po flasim për një dështim total dhe të plotësishëm në realizimin e projekteve të cilat qytetarët e komunës së Prishtinës kanë nevojë jetike. Po flasim për projekte si  rrugë, çerdhe qendra të mjekësisë familjare, fusha sportive, shkolla e shumë e shumë projekte tjera kapitale të cilat mbesin pa u realizuar sepse komuna dhe kryetari nuk kanë qenë në gjendje t’i shpenzojnë 22 milion euro”, tha ai.

Ankesa të tjera Abrashi kishte dhe për shërbimet shëndetësore, ndërtimet pa leje, numrin e madh të drejtorëve dhe mundësitë për keqpërdorim me tenderin e qumështit.

Abrashi: Ndërtimet pa leje kanë vazhduar dhe gjatë vitit 2018

“Qendrat e Mjekësisë Familjare nuk ofrojnë shërbime gjatë vikendeve dhe festave me arsyetimin se nuk kanë kapacitete profesionale, e cila nuk qëndron sepse kanë. Por ka  të bëjë me pa aftësi menaxheriale. Ndërtimet pa leje kanë vazhduar dhe gjatë vitit 2018 dhe atë me intensitet shumë të lartë... dilema ka të bëjë me trefishimin për të njëjtën sasi dhe të njëjtën meny dhe ne ftojmë kryetarin për një sqarim publik sikurse ftojmë organet kompetente të bëjnë auditimin dhe hetimin e kësaj procedure. Rritja e numrit të drejtorive ishte vendim i keq politik dhe është bërë vetëm për plotësuar interesant e ngushta të partnerëve në koalicion dhe jo për të rritur cilësinë”, u shpreh Abrashi.

Përkundër se ka humbur në balotazhin e zgjedhjeve lokale të vitit 2017, Abrashi ende shpreson se mund ta fitojë kryeqytetin. Kjo pasi ai konsideron se ju ka bërë padrejtësi dhe për këtë arsye ka dërguar një kërkesë te Gjykata Kushtetuese për përsëritje të votimit në kryeqytet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat