Murtezaj: Traktati Franko-Gjerman, një e arritur e madhe

Aktuale

Murtezaj: Traktati Franko-Gjerman, një e arritur e madhe

Nga: E.K Më: 22 janar 2019 Në ora: 13:44
Valon Murtezaj

Valon Murtezaj, ish zëvendësministër në Ministrinë për Punë të Jashtme të Kosovës dhe professor në Universitetin e Parisit, në një postim në facebook ka folur për nënshkrimin e Traktatit Franko-Gjerman në Achen.

Murtezaj këtë traktat e ka cilësuar si të arritur për të ardhmen e Evropës. Kjo e arritur është shpresë për përballje efektive me sfidat e kontinentit dhe më gjerë. Ai ka shprehur mirënjohje për Merkel dhe Macron

Postimi i plotë:

Nënshkrimi sot i Traktatit Franko - Gjerman të Aachen-it, është arritje e madhe për paqen dhe progresin Evropian. Agjenda e përbashkët ndërmjet Gjermanisë dhe Francës për të ardhmen jep shpresë për përballje efektive me sfidat e kontinentit dhe ato globale. Mirënjohje për lidershipin madhështor të Angela Merkel dhe Emmanuel Macron për këtë arritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat