Pse po heshtin Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj pas takimit me ambasadorin Kosnett?

Aktuale

Pse po heshtin Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj pas takimit me ambasadorin Kosnett?

Më: 22 janar 2019 Në ora: 15:30
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Takimi i ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett me kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, ka qenë i mbyllur për media. Madje prej kur është paralajmëruar ky takim, para afro dy ditësh, nuk është ditur deri sot edhe ora e saktë e takimit. Zyrtarë nga të trija institucionet, kanë hezituar t’u përgjigjen pyetjeve të Periskopit për këtë takim, duke mos treguar madje edhe orën. Ndërkaq, pas përfundimit të tij, ata thjesht e kanë quajtur ‘një takim konstruktiv”, por megjithatë, kanë lënë shumë pikëpyetje…

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett sot ka takuar kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj. Që prej dy ditësh, kur edhe është paralajmëruar ky takim, nikoqir i të cilit ishte Kadri Veseli, është folur se temë diskutimi do të ishte taksa ndaj Serbisë.

Pas takimit, me ambasadorin Kosnett, nuk ka pasur asnjë deklarim nga pjesëmarrësit në takim, as nga ambasadori amerikan e as nga kryeparlamentari ose kryeministri.

Është interesant se si në takime të kaluara të kësaj natyre, ka pasur deklarata të menjëhershme pas përfundimit të takimeve, e sidomos nuk është hezituar të përmendet ajo që ‘taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet deri në njohjen reciproke’.

Pra, pse heshtën treshja pjesëmarrëse në takim? Pse nuk u deklaruan megjithëse ishte një nga takimet më të përfolura të javës?

Pse, nëse ka qenë një ‘takim si të gjitha takimet”, ishte një nga takimet që zgjati më shumë se një orë e gjysmë dhe nuk ka asgjë në detaje nga takimi?

Pas takimit, nuk ka asnjë qëndrim si herave të tjera për taksën. Ka qenë vetëm kryeparlamentari Veseli që ka dhënë një njofitm të shkurtër në Facebook dhe kryeministri Haradinaj që ka përsëritur një deklaratë të tij për taksën.

Por, ende asnjëri nuk kanë treguar diçka më shumë. Ose më saktësisht: çka u  bisedua për taksën?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat