Haradinaj: Disa nëpër parti politike janë ligë dhe po na japin sugjerime, por taksa nuk hiqet

Aktuale

Haradinaj: Disa nëpër parti politike janë ligë dhe po na japin sugjerime, por taksa nuk hiqet

Më: 22 janar 2019 Në ora: 15:51
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pranon se janë rritë presionet për heqjen e taksës që Republika e Kosovës i ka vendosur produkteve që hyjnë nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina. Ai thotë se tash po shfaqen ide e sugjerime të ndryshme nga disa, që siç tha ai, “janë ligë dhe po mundohen me pri para temave”. Haradinaj përsëriti që taksa vazhdon, dhe ajo mund të hiqet vetëm me vendim të qeverisë. Këto i tha para gazetarëve sot, ku deklaroi se në takimin me ambasadorin amerikan sot kanë biseduar për dialogun me Serbinë dhe avancimin e tij.

Shefi i ekzekutivit u tha gazetarëve sot që Kosova nuk është më vendi të cilit i kanë tregu se çka të bëjë.

Haradinaj tha se vendimi për taksën është vetëm i Kosovës, dhe ai mund të mbesë përgjithmonë.

Haradinaj: Janë rritë presionet, më vjen keq që disa janë ligë

“Kur më kanë pyetur ndërkombëtarët se çka ofroni ju për marrëveshje me Serbinë, unë kam thënë paqe, kërkim falje që duhet me ndodh, kanë thënë nuk mjafton. Mirë, nuk po mjaftojka paqja e pajtimi, atëherë po ia kthejmë tregun, po ja kthejmë 1 miliardë treg, se tash e kemi marrë njëherë. E pra shiheni, nuk është krejt rastësi, edhe pse janë rritë këto tensione, presione, mua më vjen keq që disa në Kosovë po mundohen me pri para temave, i shoh që janë ligë nëpër disa parti politike kanë filluar me na dhënë sugjerime të ndryshme, më mirë ata me mendu në fëmijët dhe të ardhmen e tyre, 20 vjet nuk kanë dhënë shumë sukses të qasjes së barabartë, dhe nuk e bëjmë këtë kundër Serbisë veç për vete, por është në të mirën e rajonit dhe të gjithve që jetojnë në Kosovë që më në fund me u mbyll çështjet e hapura Kosovë-Serbi”, tha ai.

Sot, në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, është mbajt një takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ku i pranishëm ishte edhe Haradinaj.

Pas takimit, që u thirr nga Kadri Veseli, askush nuk foli para mediave.

Por, kryeministri në konferencën për shtyp pas mbledhjes së qeverisë tha se aty është folur për dialogun dhe avancimin e tij.

Haradinaj: Me ambasadorin kemi biseduar për avancimin e dialogut

“Biseda ka qenë dialogu, zhvillimet rreth dialogut, të ndërlidhura edhe me taksën e vendosur nga institucionet e Kosovës, dhe, t’i quaj ashtu, mundësitë për të ardhmën që me mrri te një avancim në dialog. Pra, kjo ka  1.8 qenë biseda, nuk ka ndonjë ndryshim të madh, ka qenë një bisedë e mirë”, tha ai.

Haradinaj tha se taksa hiqet vetëm me një marrëveshje që rezulton njohjen reciproke.

Shefi i qeverisë edhe një herë tha se taksa hiqet vendim me vendim të qeverisë dhe nuk ka mundësi ndryshe.

Haradinaj: Taska anulohet vetëm me vendim të qeverisë

“Komisionari Hahn është ofruar për ndihmë dhe ne i kemi thënë që ai mund të na ndihmojë me përgatit kapitullin e tregtisë së lirë. Kapitulli i tregtisë së lirë nënkupton krejt marrëdhëniet Kosovë-Serbi në ekonomi. Sikur të mirresh vesh ta zëmë për një ngjarje si Ramubje, ndonjë ngjarje tjetër, ku mblidhen dhe ua mshelin derën derisa të gjindet zgjidhja nuk i lënë me dalë, edhe atëherë kur bien dakord, ajo nënkupton për mos me pas pengesa të tjera. Nuk bënë me u suspendu taksa, pastaj ai mos me t’i pranu tabelat, se atëherë ne do të veprojmë reciprocitetin. Nuk ka më marrëdhënie kur veç Kosova e hap derën, ka ndryshuar gjendja shumë, mirëpo jemi ende aty, taksa është në fuqi, taksa suspendohet ose anulohet vetëm me vendim të qeverisë, nuk mundet ndryshe”, tha ai.

Haradinaj përsëriti që kanë dëshirë të heqin taksën qysh sot, për shkak se një veprim i tillë ndërlidhet me marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, dhe sepse një gjë të tillë po e sugjerojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës./

Haradinaj nuk e heq taksën as pas takimit me ambasadorin amerikan

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur rreth takimit të tij bashkë me kryeparlamentarin Kadri Veseli, me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett. Haradinaj tha se edhe pas takimit me diplomatin, nuk ka ndryshuar asgjë rreth taksës.

Haradinaj ka thënë se takimi i sotëm, i thirrur nga kryeparlemantari Veseli nuk ka lëvizur qëndrimin e Qeverisë për taksën prej 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

"Taksa është në fuqi" ka thënë Haradinaj në një konferencë për media pas takimit me Kosnett.

“Biseda ka qenë zhvillimi i dialogut. Të lidhura edhe me taksën. Pra kjo ka qenë biseda. Nuk ka ndonjë ndryshim të madh, ka qenë bisedë e qetë”, ka thënë Haradinaj para mediave.

Por, kryeministri thotë se me dëshirën e tij do ta hiqte sot taksën. Megjithatë, sipas tij, ajo nuk hiqet deri në njohjen e ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë.

“Ne kemi shumë dëshirë me e heq. E kishim heq sot, po të kishim një marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohje”, është shprehur Haradinaj.

“Ne jemi të interesum për ta heqë taksën, por disa punë nuk kryhen siç mendojnë disa”, ka thënë sot Haradinaj, duke mos u tërhequr nga vendimi i taksës edhe pas thirrjeve të shumta të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta hequr tarifën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat