Kur do të ndodhë liberalizimi i vizave? Flet kryeministri Haradinaj, befason me deklaratën e tij të fundit

Aktuale

Kur do të ndodhë liberalizimi i vizave? Flet kryeministri Haradinaj, befason me deklaratën e tij të fundit

Më: 22 janar 2019 Në ora: 16:23
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ditën e sotme pas mbledhjes së Qeverisë ka mbajtur një konferencë për media.

Ndër diskutimet e shumta për zhvillimet e fundit në vendin tonë, Haradinaj ka përmendur edhe procesin e liberalizimit të vizave duke u shprehur optimist.

“Nuk mund të ofrojë data të sakta për liberalizim të vizave, por kemi një proces përpara dhe jemi duke punuar në këtë drejtim. Proceset kryesore kanë përfunduar nga Komisioni Evropian andaj mund të ju them se nuk do të shkojë kohë e gjatë”, ka thënë Haradinaj.

Kujtojmë se kushti i fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën nga Bashkimi Evropian kishte qenë demarkacioni me Malin e Zi, i cili ishte votuar nga Kuvendi i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat