Gecaj: Shteti duhet t`i nxjerr nga shkolla të gjithë mësuesit që tregojnë përralla

Aktuale

Gecaj: Shteti duhet t`i nxjerr nga shkolla të gjithë mësuesit që tregojnë përralla

Më: 22 janar 2019 Në ora: 19:13
Bit Gecaj

Opinionisti Bit Gecaj  ka komentuar grevën që po zhvillohet në Kosovë nga mësimdhënësit .

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “arsimi dhe mësuesi te ne, është në gjendjen që është, për shkak të abuzimit të madhe me të, nga ana e strukturave politike të vendit”.

Postimi i plotë:

MESUESI DHE GREVA

Mesues, mbahuni dhe luftoni per vete, mos harroni te kerkoni dhe zhberjen e kesaj klase politike, mjerane!

Nje numer i caktuar mesuesish, nuk jane mesues, anipse marrin rrogen e mesuesit. Ata nuk jane fajtore qe jane mesues, por eshte politika qe i ka vene aty, pa e abstrahuar faktin, se ata kane dashur te jene ata qe jane!

Politikat arsimore te nje vendi, i vendosin institucionet politike perkatese, bashke me ekspertet e zgjedhur te arsimit. Eja te themi se keto politika arsimore qe kemi, i ka krijuar politika e pushteti, bashke me ekspertet e fushesh perkatese, te cilet jane te thirrur per te krijuar sistemin e deshiruar arsimore!

Por a i ka ftuar shteti ekspertet e duhur, per te bere nje gje te tille, Jo. Keshtu nuk ka ndodhur, sepse eshte parapolitika e politikes, ajo qe ka vendosur dhe zgjedhur militantet politik, per ti bere mesues, dhe sistemin arsimore, e ka shenderruar ne ç’arasimore! Parapolitika e politikes, ka zgjedhur edhe pjesen tjeter, e te deformuar te mesimedhenesve; krejt kjo per ta kushtezuar me vone, shumefish arsimin. Dhe fare ne fund e ka sakatuar perfundimishte, per ta sjellur ketu ku jemi, ku edhe ka thene „Pisa“!

Pjese tjeter e dhimbeshme, e gjithe ketyre viteve, eshte vleresimi i mesuesit. Paga ke ka marre ai, me teper ka qene lemoshe, sesa page. Mesuesit duan respektin e merituar, kete kerkojne ata, dhe kane te drejte. Dhe kete te drejte, e kane te gjithe ata mesues, aq sa jane mesues te njemendet!

Shteti duhet t‘i nxjerr nga shkolla te gjithe mesuesit, qe nxenesve u tregojne perralla me hoxhe e me prift. Shkolla eshte tempull i shenjte i dijese, e truri i Atdheut. Mesuesi e meriton dinjitetin me te larte ne nje shoqeri te caktuar, dhe shteti, me politikat e drejta arsimore, me pagen e duhur, ia jep kete dinjitet!

Arsimi dhe mesuesi te ne, eshte ne gjendjen qe eshte, per shkak te abuzimit te madhe me te, nga ana e strukturave politike te vendit. Andaj mesuesve duhet t‘u themi mbahuni, luftoni per vete, dhe mos harroni te kerkoni zhberjen e kesaj klase mjerane politike. Dhe ejani te shpresojme, se zerin e mesueseve e dogjojne edhe kategori te tjera shoqerore, dhe zgjohen nga gjumi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat