Milaim Zeka i reagon SBASHK-ut: Ju jeni përfaqësues të turpit dhe hajnisë

Aktuale

Milaim Zeka i reagon SBASHK-ut: Ju jeni përfaqësues të turpit dhe hajnisë

Më: 22 janar 2019 Në ora: 20:26
Milaim Zeka

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA-s, Milaim Zeka, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka reaguar ndaj kërkesës së Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Republikës së Kosovës (SBASHK), për tërheqje të Ligjit për Paga.

Zeka ka thënë se në emër të punëtorëve të arsimit, janë duke folur disa të paditur, duke i akuzuar se kanë organizuar grevë politike dhe jo me qëllim që ta mbrojnë arsimin.

Tutje, Zeka ka thënë se si deputet dhe si anëtar i Komisionit për Administratë, me përgjegjësi të plotë e thotë se SBASHK-u nuk përfaqëson punëtorët e arsimit në këtë vend, por përfaqësojnë turpin, hajninë, zhvatjen dhe shkatërrimin e ardhmërisë të këtij vendi.

Postimi i plotë i deputetit Zeka:

SBASHK-u paska kerku terheqjen e Ligjit per Paga

Jane disa kriminel, disa bandit, disa hajna, rrugaçe e mbi te gjitha te paditur, qe po flasin ne emrin e kategorise me te vleresuar te ketije vendi, pra ne emrin e punetoreve te arsimit.

Sot, keta paskan kerkuar edhe terheqjen e Ligjit per Paga. Pse e kane bere nje gje te tille, sepse keta kane organizu greve politike, jo per ta mbrojtur arsimin.

Si deputet dhe anetar i Komisionit per Administrate, ju them me pergjegjesi te plote, ne emrin edhe ta vajzes time ne klasen e peste, e cila ashtu sikurse gjithe nxenesit e tjere qe kane rene ne depresion, ju nuk i perfaqesoni punetoret e arsimit te ketije vendi, po ju jeni perfaqesues te turpit, te hajnise, zhvatjes dhe shkaterrimit te ardhmerise te ketije vendi!!!

Shikoni qe mundesisht deri neser, mbase kokat tuaja xhenitale, na pjellin edhe ndonje kerkese tjeter.
Turp te keni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat