Ish Koloneli i TMK-së Bedri Zeqiri sqaron të vërtetën për ceremoninë e varrimit të presidentit Rugova

Aktuale

Ish Koloneli i TMK-së Bedri Zeqiri sqaron të vërtetën për ceremoninë e varrimit të presidentit Rugova

Nga: A.M. Më: 22 janar 2019 Në ora: 21:55
Bedri Zeqiri

Gjeneral Brigade në pension, Bedri Zeqiri është përfshirë në debatin për ceremoninë e varrimit të presidentit historik Rugova.

Në atë kohë Zeqiri ishte komandant i brigadës së xhenios dhe i Kazermës së TMK-së në Ferizaj, i cili ka sqaruar se e ka marrë përsipër ceremoninë ushtarake të varrimit të Presidentit Rugova, edhe pse brigada nuk ishte e specializuar për raste të tilla.

Postimi i plotë:

SQARIM

Në kuadër të diskutimeve të shumta që po bëhen kohëve të fundit në disa media lidhur me varrimin e presidentit Rugova , dëshiroj që për hir të së vërtetes, duke qenë i lidhur drejtpërdrejt në këtë ceremoni, të sqaroj opinionin e gjerë se pas refuzimit të komandantit të Gardës së Kosovës, Gjeneral Brigade Nuredin Lushtakut, me urdhër të Komandantit të atëhershëm të TMK-së, gjeneral Agim Çekut, brigada e 30-të e xhenios nga Ferizaj, e ka marrë përsipër ceremoninë ushtarake të varrimit të Presidentit Rugova, edhe pse brigada nuk ishte e specializuar për raste të tilla. Ushtarët e brigadës së 30-të të xhenios nga Kazerma e Ferizajt kan kryer shërbimet e rojeve të nderit, pritjen dhe përcjelljen ushtarake të delegacioneve të larta të shtetit dhe të atyre ndërkombëtare. Komandant i brigadës së xhenios dhe i Kazermës së TMK-së në Ferizaj, kam qenë unë, Bedri Zeqiri, Gjeneral Brigade në pension, që atëher kisha graden e Kolonelit. Përzgjedhja e ushtarëve të kësaj Brigade ka qenë vullnetare, që i plotësonin karakteristikat ushtarake për kryerjen e kësaj detyre shtetërore me kompetencë, përgjegjësi të lartë dhe nder prej ushtari. Në bashkepunim me kolonel Idriz Shabanin i cili atëher sherbente në Shtabin e Përgjithshëm të TMK-së,dhe i cili ishte angazhuar rrethë mbarëvajtjes së ceremonisë së varrimit të Presidentit Rugova.Më vonë kyqen dhe njësi të tjera të TMK-së. Nga Shqipëria eshtë sjellë "Shtrat topi" ushtarak, me të cilin ështe bartur arkivoli. Sipas traditës, në këtë mënyrë bartën në varrime trupat e pajetë të presidentëve, si komandantë suprem të Forcave të Armatosura, Kryeministrat etj, gati në të gjitha shtetët e botës. Me sa di unë, Kosova as sot nuk e ka një "shtrat top ushtarak" për ceremoni të tilla. Oficerët e lartë ushtarak nga Shqipëria i kanë përgatitur dhe trajnuar me shpejtësi stafin për pjesën ushtarake të ketij varrimi, sepse për pjestarët tanë kjo ishte përvoja e parë me të cilën po ballafaqoheshim. Kjo ceremoni është kryer pa asnje vërejtje duke ngritur në këtë mënyre nderin e Kosovës në prag të pavaresisë së saj.

Bedri Zeqiri Gjeneral Brigade në pension.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat