Gjini-LDK-së: Nëse po ja shohim sherrin taksës, thirrni seancë të jashtëzakonshme

Aktuale

Gjini-LDK-së: Nëse po ja shohim sherrin taksës, thirrni seancë të jashtëzakonshme

Më: 23 janar 2019 Në ora: 07:32
Ardian Gjini

Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini, u është përgjigjur kritikave të LDK-së rreth taksës 100% të vendosur nga Qeveria e Kosovës për prodhimet që hynë nga Serbia dhe Bosnja.

Gjini i AAK-së i ka bërë thirrje partisë më të madhe opozitare që të thërrasin seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për heqjen e taksës.

“E ftoj Driton Selmanajn dhe LDK ta thërrasin Kuvendin në një seancë të jashtëzakonshme për heqjen e taksës ndaj Serbisë.  Nëse po ia shohim sherrin taksës, sipas tyre, le ta thërrasin seancën, dhe ta shpëtojnë Kosovën. Nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, do ta vërtetojnë (për të njëqindtën herë) se janë krejt oportunistë. E shajnë Haradinajn se e vendosi taksën dhe me tërë qenien shpresojnë që ajo të hiqet, dhe atë aspak për hir të Kosovës, por vetëm që të mund të shajnë prapë”, ka shkruar Gjini, përcjell KosovaPress.

Sipas Gjinit, LDK nuk lëviz aspak për ta bërë realitet atë çka flasin.

“Në të njëjtën kohë, as gishtin e vogël nuk e lëvizin për ta bërë realitet atë për çka flasin. Bëhuni të zotët dhe thirreni një seancë të jashtëzakonshme. Keni mundësi. Fjalët janë krejt shterpe kur keni mundësinë të veproni. LDK e ka bërë zakon të thërrasë seanca të jashtëzakonshme për çfarëdo temash! Ajo seancë, të paktën sipas jush, do ta shpëtojë Kosovën”, ka përfunduar Gjini.

Kundër taksës janë shprehur SHBA-ja dhe BE-ja, të cilat disa herë kanë kërkuar heqjen e saj nga institucionet e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat