Nëpër borë e nëpër shi sot Kosova ka ushtri

Aktuale

Nëpër borë e nëpër shi sot Kosova ka ushtri

Më: 23 janar 2019 Në ora: 07:37
Ushtria e Kosovës

Me një ceremoni të organizuar dje në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës ku solemnisht u zbulua pllaka me mbishkrimin Ministria e Mbrojtjes, ka nisur edhe procesi i tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës.

Image

E në kohën kur ushtria po merr formën e saj, pjesëtarët e FSK-së kanë shpeshtuar trajnimet dhe ushtrimet fizike në terren.

Janë siguruar disa foto ku pjesëtarët e FSK-së shihen të armatosur teksa po ecnin nëpër male të mbuluara me borë.

Image

Madje pjesë e ushtrimeve të tyre ishin edhe automjetet e blinduara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat