Deputeti i LDK-së “godet” estradën, propozon ndalimin e promovimit të drogës nëpër këngë

Aktuale

Deputeti i LDK-së “godet” estradën, propozon ndalimin e promovimit të drogës nëpër këngë

Nga: A.M. Më: 23 janar 2019 Në ora: 11:40
Haxhi Avdyli

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli në komisionin e shëndetësisë ka propozuar që të ndalohet e promovimi i drogave në TV e gjetiu përmes këngëve e spoteve me droga.

Ai ka shkruar në Facebook se “s’do ketë më promovim në TV për marihuana, kokaina, kolombiana e as heroina”.

Postimi i plotë:

S’do ketë më promovim në TV për marihuana, kokaina, kolombiana e as heroina.

Duke parë e dëgjuar promovimin e drogave në TV tonat në këngët, sot në komision për shëndetësi , për vitin 2019 propozova iniciativë ligjore, e masa tjera për ndalimin e promovimit të drogave në TV e gjetiu pëmes këngëve e spoteve me droga . Për rini të shëndoshë, kundër promovimit të narkotikëve morra përkrahje nga të gjithë deputetët.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat