I vjen një goditje e rëndë Haradinajt: Atë që e mbrojti Haxhi Zeka e dha Ramush mercenari me ca gomarë

Aktuale

I vjen një goditje e rëndë Haradinajt: Atë që e mbrojti Haxhi Zeka e dha Ramush mercenari me ca gomarë

Nga: N.H Më: 23 janar 2019 Në ora: 11:47
Ramush Haradinaj

Kryeministri Haradinaj ka bërë homazhe në 120 vjetorin e Lidhjes së Pejës, shkruan gazeta “Bota sot”.

Lidhur me aktivitetin e sotëm të Haradinajt, ka reaguar përmes një postimi në Facebook burri i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, Albani, përcjell “Bota sot”.

Krasniqi shkruan se atë që e mbrojti me jetë Haxhi Zeka me patriotët tjerë shqiptarë e dha Ramush mercenari me ca gomarë

“Qenkan kthyer me fytyrë nga Çakorri. Atë që e mbrojti me jetë Haxhi Zeka me patriotët tjerë shqiptarë e dha Ramush mercenari me ca gomarë”, shkruan Krasniqi.

Kujtojmë se sot bëhen 120 vite nga themelimi i Besëlidhjes së Pejës. Për nder të kësaj dite, do të zhvillohen aktivitet të ndryshme.

Kryeministri Ramush Haradinaj do të bëjë nderime para përmendores dhe kullës së Haxhi Zekës në Pejë. Po ashtu edhe Lëvizja Vetëvendosje do të zhvillojë disa aktivitete në qytetin e Pejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat