Haradinaj tek shtatorja e Haxhi Zekës, populli shqiptar është mik për mikun dhe di ta respektojë edhe armikun

Aktuale

Haradinaj tek shtatorja e Haxhi Zekës, populli shqiptar është mik për mikun dhe di ta respektojë edhe armikun

Nga: Z.B Më: 23 janar 2019 Në ora: 12:03
Ramush Haradinaj

Kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se  për vizitën e tij tek  shtatorja dhe kulla e atdhetarit të Lëvizjes Kombëtare, Haxhi Zeka, në shënim të 120-vjetorit të themelimit të Lidhjes së Pejës, përcjellë Bota Sot.

Ai tha se, rruga jonë ishte e gjatë dhe e vështirë, por falë përpjekjeve të pararendësve tanë, sot jemi afër realizimit të plotë të idealit të tyre.

Postimi i plotë:

Nderim te shtatorja dhe kulla e atdhetarit, luftëtarit dhe udhëheqësit të shquar të Lëvizjes Kombëtare, Haxhi Zeka, në shënim të 120-vjetorit të themelimit të Lidhjes së Pejës, e cila definoi të drejtën shqiptare. Besëlidhja, si nyjë unike kombëtare, pati jehohë të madhe në unifikimin dhe mbajti gjallë idenë e lirisë së shqiptarëve. Rruga jonë ishte e gjatë dhe e vështirë, por falë përpjekjeve të pararendësve tanë, sot jemi afër realizimit të plotë të idealit të tyre. Populli shqiptar është mik për mikun dhe di ta respektojë edhe armikun, por asnjëherë më nuk jep nga toka dhe e drejta e tij.RH

 

Image
Image
 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat