Edhe Krasniqi futet në debatin “Halil Kastrati”: S'mund ta vlerësosh punën e atij njeriu, nëse se ke pas kurrë barkun thatë

Aktuale

Edhe Krasniqi futet në debatin “Halil Kastrati”: S'mund ta vlerësosh punën e atij njeriu, nëse se ke pas kurrë barkun thatë

Nga: K.M Më: 23 janar 2019 Në ora: 13:50
Milazim Krasniqi

Me anë të një shkrimi në Facebook, në debatin rreth “Jetimat e Ballkanit” dhe kreut të saj Halil Kastrati, është përfshi edhe profesori Milazim Krasniqi.

Ja çfarë ka shkruar Krasniqi.

Duhet të jesh në lëkurën e familjeve që nuk kanë pasur kulm mbi krye e që janë bërë me shtëpi, për ta kuptuar vlerën e angazhimit të Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” dhe të Halil Kastratit personalisht. E pakta, duhet të shkosh me ta në ndonjë nga ato familje, kur u kumtohet se do të bëhen me shtëpi dhe kur shtëpia u dhurohet, e të kuptosh se si mjerimi zëvendësohet me gëzim, vuajtja me shpresë. Përtej kësaj, ka veç kundërthënie logjike e hipokrizi. Pse? Sepse ata që kërkojnë transparencë në të gjitha rastet e tjera, këtu kërkojnë mungesë transparence. E dyta, ka njerëz që shesin moral në publik, ndërsa tregojnë mungesë dhembsurie ndaj njerëzve që vuajnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat