Ripërserit Haradinaj: Orët humbura të mësimit do të kompensohen

Aktuale

Ripërserit Haradinaj: Orët humbura të mësimit do të kompensohen

Më: 23 janar 2019 Në ora: 15:02
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj edhe një herë ka përsëritur se taksa e vendosur ndaj mallrave serbe, është interes nacional dhe se një vendim i tillë nuk është marrë për inati të askujt.

I pari i ekzekutivit, ka paralajmëruar se të gjitha orët e humbura, si shkak i grevës së mësimdhënësve do të kompensohen.

Mes tjerash, ligji për pagat tha se do të kalojë, deri me datën 31 të këtij muaji.

Duke folur për grevën e SBASHK-ut, kryeministri tha se orët e humbura do të kompensohen.

Këto deklarata kryeministri i bëri gjatë homazheve tek shtatorja dhe kulla e Haxhi Zekës.

Ai ka treguar edhe për investimin 1 miliardë e 300 milionë dollarë që do të bëhet në energji.

Haradinaj: Taksa e vendosur ndaj mallrave të Serbisë, nuk është bërë për inat të askujt    

"Taksa e vendosur ndaj mallrave të Serbisë, nuk është bërë për inati të askujt, është interes i yni personal, dhe prodhuesit e vendit në këtë rast duhet me pri me kualitet, me pri me garancë, me produkte të sigurta. Dhe me pasë arsye të shëndosha, se Kosova me prodhimet e veta, jo vetëm me mbulu tregun e vet, por edhe me eksportu më shumë. Ky vit është i ekonomisë, pra e keni pa dje kemi lajmëruar do të ndodhë një investim më i madh që do të ndodhë në Kosovë, 1 miliardë e 300 milionë dollarë pra në energji. Është kompani amerikane, fillon menjëherë në shkurt dhe në mars fillojnë punimet, rritjen ekonomike tash e kemi 4,5,por me këtë investim mendojmë me rrit për 7 për qind, do të jetë më e madhja në Evropë", tha Haradinaj.

Tha se infrastruktura në komunën e Pejës do të avancojë. Duke përmendur kështu autostradën Pejë-Prizren, për të cilën tha se do të jetë më e madhja. Nuk la pa përmendur edhe grevën në arsim, e cila po vazhdon përkundër ofertës së tij.

Haradinaj: Orët e humbura do të kompensohen

"Projektligji për pagat nuk është vetëm për arsimin, është për policët, është për zyrtarët, për zjarrfikësit, për 80 e sa mijë që janë të paguar nga shteti, pra ky ligj do të ndodhë, besojmë me 31. Unë nuk do të insistoj në asnjë veprim tutje, sa i përket atyre është në vetëdijen e tyre. Një gjë ju garantoj të gjithëve, asnjë orë e humbur nuk do të mbet pa u plotësu . Mirë është me u kthy tash, se sa me hup vera, duke i mbulu orët që humbin sot. Pra, duhet me u kthy se rritja është e respektueshme, është rritja më e madhe që kish mujt me bo dikush ndonjëherë", tha Haradinaj.

Haradinaj mes tjerash e ka quajtur të gabuar vendimin e SBASHK-ut. Tha se atyre nuk duhet të ju takojë një ide e tillë, siç tha ai. Ai gjatë ditës së sotme ka bërë vizita në disa nga bizneset ne Komunën e Pejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat