Merkel ia përmend kompromisin me Kosovën presidentit serb Vuçiq

Aktuale

Merkel ia përmend kompromisin me Kosovën presidentit serb Vuçiq

Më: 23 janar 2019 Në ora: 19:06
Angela Merkel dhe Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel përgjatë Forumit Ekonomik në Davos.

Përgjatë këtij takimi, Vuçiq dhe Merkel kanë diskutuar për çështjen e Kosovës, ku është theksuar rëndësia e një kompromisi në mes dy vendeve.

“Më foli për Kosovën si dhe integrimin evropian të Serbisë. Por pavarësisht kësaj asgjë nuk është e lehtë, pasi në Serbi kemi një vështrim në zgjidhjen e kësaj çështje, por vendet që kanë njohur Kosovën kanë një qëndrim ndryshe. Mendoj se Merkel vlerëson dhe respekton dëshirën tonë për të folur rreth kompromisit”, tha Vuçiq.

Tutje Vuçiq shtoi se ky ishte një takim shumë i rëndësishëm me Merkelin dhe u pajtuan që kancelarja gjermane të informohet sa më shpesh për çështjet e rëndësishme.

“Kam marrë një ftesë për të shkuar përsëri në Berlin. Sot kam mësuar shumë nga znj.Merkel, kjo nuk është për deklarata të tilla të shkurtra. Ajo është e pjekur, e vlefshme dhe padyshim më e shkolluar se unë. Kam mësuar dhe kam dëgjuar sot nga ajo se kompromisi është diçka që sjell rezultate të mira dhe se njerëzit duhet të përpiqen për një kompromis, jo për të bashkuar apo shkatërruar kundërshtarët e tyre. Nëse do të kuptohet kjo në Serbi, apo jo, kjo është çështje tjetër”, ka përfunduar Vuçiq.

Ndryshe tri temat e diskutuara në këtë takim ishin: Kosova, rruga e Serbisë drejt BE-së si dhe ekonomia. Ky është takimi i 15-të me radhë në mes Merkel dhe Vuçiq, duke llogaritur edhe kohën kur ai ishte kryeministër në Serbi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat