Kukan kërkon që BE-ja t’ia “rrahë tavolinën Kosovës” për taksën dhe Ushtrinë

Aktuale

Kukan kërkon që BE-ja t’ia “rrahë tavolinën Kosovës” për taksën dhe Ushtrinë

Më: 23 janar 2019 Në ora: 19:29
Eduard Kukan

Parlamentari evropian, Eduard Kukan, i ka rekomanduar Shërbimit evropian për Punë të Jashtme që drejtohet nga Federica Mogherini që të punojnë më shumë e me pak të filozofojnë në bisedime me Kosovën.

“Nuk ka të atillë në BE që t’i bien tavolinës me dorë dhe të thonë: “Mos e bëni këtë!”, thotë Kukan.

Kryesuesi i Këshillit të Parlamentit Evropian për bashkëpunim me Serbinë ka vlerësuar se situata në Kosovë “është e tensionuar dhe potencialisht shpërthyese”.

“Të gjithë ne flasim, ata thonë se nuk na kanë dëgjuar, por nuk dëshirojnë të bëjnë asgjë. Dhe çfarë mund të bëjë aty BE-ja?”, pyet Kukan me rastin e refuzimit të Kosovës që ta tërheqë taksën për mallrat serbe dhe boshnjake.

Kukan thotë se sjellja e Kosovës është e njëjtë edhe kur bëhet fjalë për transformimin e FSK-së në Ushtri.

“Të gjithë ne u kemi thënë që mos ta bëjnë atë, duke nisur nga Stoltenbergu (sekretari i NATO-s), kurse ata vazhdojnë. Çfarë do të jetë hapi tjetër? Ne të vazhdojmë që të shpresojmë, e ata të vazhdojnë në mënyrën e vet”, ka thënë ai.

Mirëpo ky eurodeputet askund nuk e përmend sjelljen destruktive dhe armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës. Nuk e përmend sabotimin e Serbisë që çdo ditë mundohet t’ia bëjë Kosovës, nuk përmend luftën dhe viktimat që Serbia ia ka shkaktuar Kosovës, nuk flet për të drejtën e shtetit që ta ketë ushtrinë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat