Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani thotë se, Baton Haxhiu, ka shkruajt me dorën e tij, për involvimin e tij me nivelet e larta të UDB-së.
Zogiani përmes një postimi në Facebook, kështu shkruan duke e komentuar diskutimin që këto ditë po bëhet për UDB-në.
Lexojeni komplet postimin e Zogianit:
Ky diskutimi rreth UDB shpesh mundet me qene edhe cinik edhe konspirativ....
Ama eshte nje gje me thene dikush per dike, ai eshte UDB, e eshte tjeter gje prej naivitetit me e shkrujte me dore te veten njeriu se si ka punue per UDB, me detaje, me situata, me data e me emra...
Kte e ka bere Batoni, edhe ate ka shkrujte vete per involvimin e tij me nivelet e larta te kesaj organizate shteterore te sigurise se Serbise. Dmth, ketu s'ka as cinizem, e as konspiracion.
Eshte tjeter problem se zhvillimi i politikes dhe faktoreve qe kane te bejne me te, ne Ptishtine, ka shkue drejt afrimit me Seerbine, para se gjithash per shkak te perzirejes se kapitalit serb me politiken e median.... gje qe shifet edhe ne zbrapsjen e luftes per mbrojtjen e pavaresise se Kosoves per dit e ma shume!