Kosova si Amerika, e njeh presidentin e vetëshpallur të Venezuelës

Aktuale

Kosova si Amerika, e njeh presidentin e vetëshpallur të Venezuelës

Më: 24 janar 2019 Në ora: 00:31
Juan Guaidon

Ministri i Punëve të Jatshme, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se Kosova ka vendosur ta njohë zyrtarisht Juan Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës.

Përmes një shkrimi në Twitter, Pacolli ka uruar gjitha të mirat për Guaidon dhe qytetarët e Venezualës në, siç është shprehur ai, rrugëtimin drejt rivendosjes së demokracisë në këtë vend.

Qendrimi i Kosovës vjen menjëherë pas deklarimit të Presidentit amerikan, Donald Trump, se SHBA-ja njeh presidentin e vetëshpallur të Venezuelës si legjitim dhe të përkohshëm deri në mbajtjen e zgjedhjeve të lira.

Guaido, i cili bëri thirrje për protesta masive kundër qeverisë së Nicolas Maduro, e deklaroi veten si udhëheqës të përkohshëm ditën e mërkurë në Karakas.

Dhjetëra mijëra qytetarë kanë dalur rrugëve për të protestuar kundër Nicolas Maduro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat