Ushtarët e Kosovës dhurojnë gjak

Aktuale

Ushtarët e Kosovës dhurojnë gjak

Më: 24 janar 2019 Në ora: 06:59
Ilustrim

Sot zhvillohet aksioni humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut për nevojat e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut.

Aksioni zhvillohet në Komandën e  Forcave Tokësore të FSK-së në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00.

Ky është aksioni i parë për dhurimin vullnetar të gjakut që organizohet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e Kosovës për këtë vit, në të cilin vullnetarisht do të dhurojnë gjak ushtarët, nënoficerët, oficerët dhe shërbyesit civilë të MM-së dhe FSK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat