Haradinaj: Ismail Qemaili iu la shqiptarëve trashëgiminë e përjetshme

Aktuale

Haradinaj: Ismail Qemaili iu la shqiptarëve trashëgiminë e përjetshme

Më: 24 janar 2019 Në ora: 09:11
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në 100 vjetorin e vdekjes së Ismail Qemailit, ka thënë se sot një shekull më parë vdiq strategu themelues i shtetit modern shqiptar, i cili iu la shqiptarëve trashëgiminë e përjetshme, Shqipërinë e mëvetësishme.

“Frymëzim për atdhetarët, udhërrëfyes dhe emblema e Shqipërisë, si kryetar i parë i Qeverisë shqiptare, bashkoi shqiptarët që të rreshtohen me idealet e lirisë, për një shtet të bazuar në vlerat Perëndimore. I përjetshëm kujtimi për shtetformuesin, ikonën e pavarësisë sonë”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat