Kuvendi i Kosovës duhet të aprovojë disa ndryshime substanciale në Ligin Zgjedhor

Aktuale

Kuvendi i Kosovës duhet të aprovojë disa ndryshime substanciale në Ligin Zgjedhor

Nga: D.B Më: 24 janar 2019 Në ora: 11:05
Bajram Gecaj

Ish-zëvendësministri në Qeverinë e kaluar, Bajram Gecaj nga LDK-ja përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se nëse Gjykata Kushtetuese vendosë kundër kërkesës së Arban Abrashi, atëherë Kuvendi i Kosovës duhet të aprovoi disa ndryshime substanciale në Ligin Zgjedhor.

Ja postimi i plotë:

“Nëse Gjykata Kushtetuese vendosë kundër kërkesës së Arban Abrashi, atëherë Kuvendi i Kosovës duhet të aprovoi disa ndryshime substanciale në Ligin Zgjedhor. Këto ndryshime do të lehtësonin punën e gjyqtarëve dhe do ti lironin nga presioni i shkeljes së ligjit e normave morale! Ndryshimet e propozuara duhet të jenë: - Lejimi i transportit dhe ndikimit te votueseve nga OJQ-të fantome;

- Lejimi i votimit të votueseve nga komunat e tjera;

- Ndikimin e votueseve përmes sms-ëve;

- Dëmtimin e procesverbaleve të kutive sipas nevojës;

- Asgjësimin e fletëvotimeve menjëherë pas zgjedhjeve,

- Largimin e heshtjes zgjedhore;

- ... e shumë shkelje tjera të tilla të cilat janë provuar në ankesën e Arban Abrashit”, ka shkruar Gecaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat