Kosova dhe Bosnja ballë për ballë me 100 përqindëshin

Aktuale

Kosova dhe Bosnja ballë për ballë me 100 përqindëshin

Më: 24 janar 2019 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Janë bërë më shumë se dy muaj që kur Kosova i vendosi taksë prej 100 për qind produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

Sot, ka filluar takimi konsultues me Kosovën i kërkuar nga Republika e Bosnjës lidhur me taksën prej 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave që importohen nga Bosnja dhe Hercegovina.

Fillimin e takimit e ka konfirmuar shefi i kabinetit të MTI-së, Durim Limaj.

“Po, takimi ka filluar. Është takimi i parë bilateral në mes te dy vendeve. Jemi në konsulata sic e parasheh marrëveshja e CEFTA-s”, ka thënë ai.

Ndryshe, Kosova në Bonjë e Hercegovinë po përfaqësohet nga Durim Limaj, Shefi i Kabinetit i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala si dhe Sytrime Dervisholli, drejtoreshë në Departamentin e Tregtisë në kuadër të Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat