Vetëvendosje bën homazhe para shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë

Aktuale

Vetëvendosje bën homazhe para shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë

Më: 24 janar 2019 Në ora: 11:38
Vetëvendosje bën homazhe para shtatores së Ismail Qemalit

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë homazhe para shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë në 100 vjetorin e vdekjes së tij.

Kryetari i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, ka thënë se me figurën e Ismail Qemalit identifikohet pavarësia e Shqipërisë.

“Dje është shënuar 120 vjetori i Besëlidhjes Shqiptare, i Lidhjes së Pejës, i Haxhi Zekës, si dhe përvjetori i vrasjes së tribunit dhe heroit tjetër kombëtar, Isa Boletini. Ndërsa sot, këtu para shtatores së Ismail Qemal Vlorës, erdhëm që të bëjmë homazhe me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së tij. Ismail Qemal Vlora është figura me të cilën identifikohet pavarësia e Shqipërisë së cilës i kanë paraprirë shumë kryengritje, shumë organizime, shumë luftra të përgjakshme, shumë vuajtje dhe humbje, gjithandje vilajeteve shqiptare të asaj kohe, të cilat synonin çlirim kombëtar, mëvetësi politike dhe ruajtjen e tërësisë territoriale”, ka thënë Kurti.

Sipas Vetëvendosjes, Shqipëria akoma nuk ia ka dalë të bëhet si Shqipëria e shpallur e pavarur nga Ismail Qemali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat