Limaj e Ahmeti të martën përsëri në Bruksel te Mogherini

Aktuale

Limaj e Ahmeti të martën përsëri në Bruksel te Mogherini

Më: 24 janar 2019 Në ora: 14:04
Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti

Takimi i radhës, i dyti, me Fatmir Limajn e Shpend Ahmetin nga pala kosovare te Federica Mogherini, pritet të mbahet ditën e martë në Bruksel.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj dhe kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti pritet që ditën e martë të zhvillojnë takim me përfaqësuesen e lartë e BE-së, Federica Mohgerini.

Ndryshe, takimi i parë ndërmjet tyre u mbajt rreth dy javë më parë. Aty u tha se u diskutua për dialogun dhe taksën që Kosova ka vendosur ndaj Serbisë.

Pas takimit, Mogherini ishte deklaruar se është e domosdoshme arritja e një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbia.

Shpend Ahmeti ka theksuar se sipas zonjës Mogherini, duhet të punohet me një orar më të ngjeshur në gjysmën e parë të këtij viti, për të parë nëse do të mund të arrihet një marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat