Hoti: Qeveria Haradinaj po krijon situatë të rrezikshme në veri - Bota Sot
Hoti: Qeveria Haradinaj po krijon situatë të rrezikshme në veri

Aktuale

Hoti: Qeveria Haradinaj po krijon situatë të rrezikshme në veri

Më: 24 janar 2019 Në ora: 14:42
Avudllah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është duke u përkujdesur për pjesën veriore të vendit.

“Qeveria e Kosovës me mos veprim po kontribuon në krijimin e rrethanave në veri të vendit, të cilat rrethana i dëshirojnë kundërshtarët e shtetit të Kosovës që po angazhohen për copëtim të Kosovës”, ka thënë ai përmes Facebook.

“Duke mos u marrë në mënyrë institucionale me situatën në veri, Qeveria Haradinaj po krijon situatë të rrezikshme atje në aspektin ligjor dhe kushtetues”.

Sipas Hotit dorëheqjet e kryetarëve të komunave në veri paraqesin problem.

“Sot nuk dihet se kush udhëheq me ato komuna, kush autorizon shpenzimet publike atje dhe si kryhen shërbimet e përditshme komunale kur nuk ka Kryetar të Komunës”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...