Aksioni i parë humanitar i FSK-së, dhuron gjaku

Aktuale

Aksioni i parë humanitar i FSK-së, dhuron gjaku

Më: 24 janar 2019 Në ora: 15:34
Aktiviteti po zhvillohet edhe në Kazermën e Forcave Tokësore “Adem Jashari”, në Prishtinë

Aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut me moton “Dhuro gjak, shpëto jetë’’ për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës, është aktiviteti i parë humanitar pas zyrtarizimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë.

Pas Ministrisë së Mbrojtjes aktiviteti po zhvillohet edhe në Kazermën e Forcave Tokësore “Adem Jashari”, në Prishtinë.

Me këtë rast, drejtori i Departamentit të Mjekësisë në Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Xhevdet Tahiraj, duke parë nga afër mbarëvajtjen e aktivitetit, përgëzoi ushtarakët dhe shërbyesit civilë të FSK-së për gatishmërinë dhe motivimin e tyre për të dhuruar gjak, në të mirë të shëndetit të pacientëve të institucioneve shëndetësore të vendit tonë.

Sipas një komunikate të MKRS-së, vetëm gjatë ditës së djeshme në Ministrinë e Mbrojtjes, aksionit i janë përgjigjur mbi 50 dhurues vullnetarë,  ndërsa sot mbi 70 dhurues nga KFT-ja dhe njësive pranshtabore të saj.

Aksioni humanitar për dhurimin e gjakut në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë të Kosovës do të vazhdojë deri më 4 shkurt 2019.

Ky është aksioni i parë humanitar për dhurimin e gjakut për këtë vit, dhe sipas planifikimit aksioni i dytë pritet të zhvillohet në muajt korrik dhe gusht. Theksojmë se ushtarakët e FSK-së, përveç në aksione çdo herë kanë shprehur  gatishmërinë që t’iu përgjigjen kërkesave edhe në periudha të tjera të vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat